Site icon Telegrafi

“Si sorra me ujkun” – Usyk i thotë Furyt të pret meçin

Oleksandr Usyk e ka kritikuar ashpër deklaratën e Tyson Furyt, pasi ky i fundit akuzoi ukrainasin për ‘vrapim’ dhe ‘fshehje’ nga meçi i i mundshëm për titullin kampion i unifikuar.

Mbreti Gypsy u zotua se do ta ‘fshinte’ Usykun në një postim në rrjetet sociale të premten, dhe në mënyrë tallëse e etiketoi atë si një ‘peshë të mesme’.

Usyk në përgjigje thotë se Fury ‘i pëlqen të flasë’ dhe ka sugjeruar që Mbreti Gypsy do të qëndronte i heshtur nëse ndonjëherë do të vinin ballë për ballë me një mesazh të fshehtë.

Lexo po ashtu Shuma që e kërkon Fury të përballet me Usyk: 500 milionë euro, asnjë cent më pak

“Unë e marr atë si sorra që po grindet me ujkun ulur te pema, realiteti është se nëse sorra do të ishte afër ujkut, ajo do të heshte”, ka deklaruar ukrainasi.

“Tyson Furyt i pëlqen të flasë. E gjithë kjo bla bla bla”.

Lexo po ashtu Meçi i dekadës me Usyk: Tyson Fury cakton ultimatum prej një javë për shumën e parave

Fury në videon e tij në Twitter të premten i tha Usykut të “dalë dhe të luftojë” në dhjetor.

Megjithatë, Usyk duket se ka përjashtuar mundësinë që lufta për titullin e kampionit të unifikuar të ndodhë para fundit të vitit për shkak të lëndimeve dhe dëshirës së tij për të kaluar më shumë kohë me familjen. /Telegrafi/

Exit mobile version