Site icon Telegrafi

S’i shpëtoi syrit të vëmendshëm: Detaji i padukshëm që i mban flokët e Kate Middleton perfektë

Sekreti i princeshës për atë kapjen ‘natyrale’ që s’i lëviz një fije.

Gjithçka në vendin e duhur; Kate Middleton ruan modele natyrale të flokëve e megjithatë, ‘nuk i lëviz qimja’!

Syrit kureshtar nuk kishte si t’i shpëtonte detaji që i bën modelet e flokëve të saj të qëndrojnë të përsosur gjatë gjithë ditës, nga njëri takim në tjetrin.

Ajo vizitoi Holandën, veshur me një kostum bojëqielli dhe një kapje flokësh ‘au naturel’.

Por nëse e shikon kapjen nga mbrapa, dallohet një rrjetë që e mban topuzin e saj në vend.

Nuk është hera e parë që Kate përdor këtë “truk”.

Sekreti është se kjo rrjetë është shumë e hollë, dhe në të njëjtën ngjyrë me flokët.

Padyshim floktarët e saj ia dinë ‘huqet’ e flokut. Përshembull, kur nuk vuri rrjetë, flokët dukeshin pak a shumë kështu:

Exit mobile version