Real Madridi fitoi 100 milionë euro nga Juventus për shitjen e Cristiano Ronaldos në korrik të vitit 2018.
Në aspektin ekonomik, operacioni dukej shumë i dobishëm për Los Blancos në atë kohë. Sidoqoftë, kalimi i kohës ka treguar se nuk ishte aq fitimprurëse.
Madrilenët kanë shpenzuar më shumë se trefishi në përpjekje për të mbushur boshllëkun e lënë nga golashënuesi më i mirë në historinë e klubit dhe nuk kanë arritur ta mbulojnë atë.
Në total, klubi spanjoll ka shpenzuar 304 milionë në blerjen e futbollistëve në mënyrë që të zëvendësojë portugezin: Hazard (115 milionë), Vinicius (45 milionë), Rodrygo (45 milionë), Mariano Díaz (22 milionë), Jovic (60 milionë) dhe Brahim Diaz (17 milionë).
Sidoqoftë, problemi më i madh i Madridit nuk ka qenë shpenzimi i trefishtë, por ata që mbërritën në vendin e tij nuk kanë qenë në gjendje të tregojnë vetën, e për më tepër as afër pesë herë fituesit të Topit të Artë.
Në total, gjashtë përforcimet për sulmin madrilen në tre vitet e fundit kanë shënuar 35 gola. Vinicius (13), Rodrygo (8), Mariano Díaz (6), Hazard (4), Jovic (2) dhe Brahim Díaz (2).
Cristiano, nga ana e tij, nuk e ka ulur performancën e tij të shënimit të golave te Juventusi. Ylli portugez pothuajse trefishon numrin e gjashtë ‘zëvendësuesve’ të tij në Madrid.
Që nga kalimi te Zonja e Vjetër, ai ka shënuar 95 gola në 122 ndeshje. Këtë sezon ai tashmë ka shënuar 30 gola në 33 ndeshje, mesatarisht gati një gol për ndeshje.
Në edicionin e parë në Itali, ai shënoi 28 gola në 43 ndeshje, ndërsa sezonin e kaluar ai shënoi 37 gola në 46 takime.
Paraqitja e tij e fundit në të dielën e javës që shkoi, tregoi më së miri se çfarë di të bëjë 36-vjeçari, duke realizuar het-trik brenda 32 minutash lojë ndaj Cagliarit në Serie A. /Telegrafi/