Telegrafi

Si rrallëkund, aktorja Rina Krasniqi fitoi dy çmime në PriFest: “Aktori më i mirë” dhe “Aktorja më e mirë”

Foto: Instagram

Mbrëmë (e shtunë) është mbajtur nata finale e festivalit Pri Film Fest.

Për herë të parë në mungesën e themelueses së këtij festivali, ky organizim u mbajt pa Vjosa Berishan, por me moton “For Her” në shenj dedikimi për të.

Mes shumë çmimeve të ndara për filmbërësit dhe aktorët, aktorja kosovarina Rina Krasniqi ishte një nga më të shpërlbyerat e mbrëmjes.

Foto: KultPlus/Instagram

Si rrallë herë, ajo fitoi çmimin edhe “Aktori më i mirë”, edhe “Aktorja më e mirë” – pra dy kategoritë gjinore të festivalit të fituara nga një femër.

Ky shpërlbim vjen në sajë të faktit se ajo ka luajtur dy role në filmin “Virgjëreshat Shqiptare”, atë të një mashkulli dhe të një femre.

Ky edicion, shënoi vitin e 14-të me radhë të organizimit të Pri Film Fest. /Telegrafi/