Telegrafi

Si rrallëherë, S4MM publikon fotografi me të fejuarën e tij

S4MM dhe e fejuara e tij (Foto: Instagram)

Reperi i njohur nga Tetova, S4MM, gjatë vitit të kaluar i ka dhënë fund beqarisë duke u fejuar me të dashurën e tij, Filiz Ismaili.

Ndonëse e ka ruajtur me shumë fanatizëm këtë pjesë të rëndësishme të jetës së tij, artisti lajmin e kishte konfirmuar gjatë një intervistë të dhënë për fundvit për Telegrafin.

Sidoqoftë, ai rrallëherë sjell imazhe pranë të fejuarës teksa një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi.

Në fotografinë e ndarë në llogarinë zyrtare në Instagram nga S4MM, çifti shfaqen me plot stil të veshur thuajse njësoj me të zeza.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga S4MM

“ahmmm”, është përshkrimi që reperi ia ka vënë imazhit, i cili ka mbledhur plot 40 mijë pëlqime dhe afro 500 komente të ndryshme nga ndjekësit e tij.

Siç ka bërë ditur përmes rrjeteve sociale, e fejuara e reperit jeton dhe vepron në Belgjikë dhe S4MM atje po e kalon të shumtën e kohës.

Ndërkaq, sa i përket projekteve të reja muzikore, “Rrugt” titullohet kënga e fundit e lansuar nga ai në fillim të këtij viti që u prit shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/