Enrique Iglesias dhe bashkëshortja e tij, Anna Kournikova, javë më parë janë bërë prindër, ndërsa ata e kishin mbajtur sekret edhe shtatzëninë për një kohë të gjatë.
Çifti i famshëm janë të njohur për ruajtjen rigoroze të jetës private duke mos lejuar që të shkruhen shumë lajme për familjen e tyre.
Megjithatë, mediat arritën që ta mësojnë lajmin dhe madje raportuan se këngëtari dhe ish-tenistja ishin bërë prindër.
Ndërsa tash, Iglesias e ka konfirmuar se ai dhe bashkëshortja e tij e kanë pritur në jetë fëmijën e tretë që është vajzë.
Këngëtari e ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Twitter së bashku me fëmijën e porsalindur me përshkrimin: “Rreze drite” dhe ka treguar se foshnja ka lindur më 30 janar 2020.
Enrique dhe Anna janë prindër edhe të dy fëmijëve të tjerë, binjakëve Lucy dhe Nicholas. /Telegrafi/
My Sunshine 01.30.2020 pic.twitter.com/JyFUc7POmi
— Enrique Iglesias (@enriqueiglesias) February 13, 2020