Këngëtarja Soni Malaj ka qenë mjaft e përfolur sa i përket jetës private.
Tash e sa kohë ajo po shijon një lidhje të re, të cilën e ka mbajtur larg vëmendjes mediatike.
Të rralla, për të mos thënë fare janë rastet kur këngëtarja është shfaqur krah të dashurit në ndonjë fotografi në rrjetet sociale.
Megjithatë së fundmi, dyshen kemi mundësinë t’i shohim në një fotografi të përbashkët.
Ka qenë pikërisht ditëlindje e Sinan Hoxhës ajo që ka bërë bashkë dy çiftet për një fotografi.
Andrra me Sinanin dhe Soni krah partnerit të saj, shkëlqenin së bashku.
“Gëzuar ditëlindjen miku im i shtrenjtë, kishte shkruar këngëtarja Malaj në mbishkrimin e fotografisë, referuar Sinanit, i cili mbrëmë festoi 42 vjetorin e lindjes. /Telegrafi/