Telegrafi

Si rrallë herë, Kim Kardashian shëtit nëpër qytet pa vënë fare makijazh

Në orët e pasdites të së premtes, ylli I “Keeping Up With The Kardashians” u pa pa grim, teksa u drejtua për një tretman për flokët e saj në vendlindjen e saj në Calabasas.

Pavarësisht bukurisë pa grim që rrezatonte,39-vjeçarja tregoi ende disa nga pasuritë e saj kryesore që i kanë ndihmuar asaj që të bëhej ajo një nga personazhet më të njohur në botë, shkruan DailyMail.

E veshur me pantallona të ngushta lëkure të zeza dhe me një kapuç portokalli, ajo dukej mjaft atraktive.

Duke qenë e qetë dhe me fytyrë të freskët, ajo gjithashtu mori vëmendjen me një palë çizme kremi.

Ndonëse ishte pa makijazh, ajo dukej tejet bukur dhe këto fotografi të saj u komentuan gjithandej mire nëpër internet.

Si nënë e katër fëmijëve, Kardashian vazhdon të jetë në top formë dhe të komplimentohet për linjat e saj. /Telegrafi/