Telegrafi

Si rrallë herë, Kejsi Tola publikon fotografi me bikini dhe mahnit me linjat trupore

Foto: Kejsi Tola/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kejsi Tola, është shquar gjithmonë për fuqinë e vokalit dhe këngët e saj.

Ajo është mjaft aktive në muzikë me këngë dhe pjesëmarrje në evente të ndryshme, gjersa është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale.

Kejsi ndan me ndjekësit herë pas here fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, gjersa më të rralla kanë qenë paraqitjet me bikini.

Foto: Kejsi Tola/Instagram

Megjithatë së fundmi nën frymën verore, këngëtarja Tola guxoi dhe publikoi disa fotografi të reja në Instagram, ku shfaqej duke pozuar në bikini brigjeve të plazhit.

E veshur me një palë rroba banje të kuqe, Kejsi është dukur mjaft tërheqëse, ndërsa ka vënë në pah linjat trupore.

Foto: Kejsi Tola/Instagram

Këngëtarja e njohur duket se është duke shijuar disa ditë të mira pushimi pas angazhimeve të shumta në aktivitete të ndryshme të muzikës.

E njëjta ka kohë pa iu sjell fansave të saj një këngë të re. /Telegrafi/

Foto: Kejsi Tola/Instagram

 

Foto: Kejsi Tola/Instagram

 

Foto: Kejsi Tola/Instagram

 

Foto: Kejsi Tola/Instagram