Këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga, ka qenë mjaft e përfolur javëve të fundit në mediat shqiptare.
Ajo demantoi një lajm javën e kaluar lidhur me një shtatzëni të mundshme të saj, për të cilën u shpreh në rrjetet sociale se ende nuk është gati për një hap të tillë.
Ndërkohë, këngëtarja po e shijon në maksimum lidhjen me futbollistin e Kombëtares Shqiptare, Alban Hoxhën.
Ndonëse paraqitjet e përbashkëta në publik i kanë pasur të rralla – këtë rregull ata e ndryshuan në videon e fundit të publikuar në Insdtagram.
Ka qenë Çiljeta ajo e cila në llogarinë e saj zyrtare në këtë rrjet social, ka ndarë me ndjekësit një video të realizuar në veturë bashkë me partnerin e saj, i cili ndodhej në timon.
Teksa argëtohen në praninë e njëri-tjetrit, Xhilaga shkruan në mbishkrimin e fotografisë: “Se e kemi shoferin serioz në timon, A+Ç=dashuri”.
Kjo është ndër paraqitjet e para të çiftit së bashku në rrjetet sociale. /Telegrafi/