Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, e cek gjithmonë me krenari origjinën e saj shqiptare.
Që nga debutimi i saj në tregun ndërkombëtar e deri më sot me famën e madhe që ka mbi supe, Rexha është krenuar gjithmonë që është rritur në New York nga një familje shqiptare me tradita dhe kulturë.
Megjithatë, ka gjëra me të cilat interpretuesja e hitit “I’m a mess” nuk pajtohet, dhe një ndër to është fakti se shqiptarët nuk përtojnë të kritikojnë me të madhe në rrjetet sociale, veçanërisht kur shohin paraqitjet e saj të ekspozuara.
Vet 30-vjeçarja ka publikuar së fundmi në InstaStory një video të saj me bikini që është shpërndarë në Instagram, ku shumica e komenteve nga ndjekësit shqiptarë ishin negative.
Më pas, artistja emri i vërtetë i së cilës është Bleta, publikoi në InstaStory një video duke u shpjeguar 10 milionë ndjekësve të saj se çfarë thonë komentet që ajo sapo i publikoi në storjen paraprake.
“Kështu, siç ju e dini unë jam shqiptare dhe jam krenare me kulturën time, por ka diçka që nuk jam krenare me kulturën time. Videoja që unë publikova paraprakisht ka shumë komente rreth trupit. Dhe unë isha si: ‘Unë dua ta publikoj trupin tim ashtu siç është sepse asnjë grua nuk është perfekte, askush nuk është perfekt’’. Në shumicën e komenteve në shqip thuhet se unë jam një lopë, që trupi im është i shpifur dhe në kulturën shqiptare, në vend që ne të shtyjmë njëri-tjetrin përpara, ne e ulim njëri-tjetrin poshtë. Pyes veten se sa vajza shqiptare më të suksesshme mund të jenë, nëse nuk do t’i ulnim poshtë, thjeshtë po them”, ka thënë Bebe Rexha.
E njëjta më pas si rrallë herë ka publikuar një shkrim në gjuhën shqipe, ku ka shkruar në dialektin e saj si dibrane, dedikuar shqiptarëve.
“Në vend ta ngrejm njoni qetrin, ne e ulim njoni qetrin”, kanë qenë fjalët e shkruara nga artistja shqiptare, që ajo i ka ndarë me 10.6 milionë ndjekësit e saj në këtë rrjet sociale.
Bebe Rexha përndryshe ka një javë që kur publikoi baladën e saj më të re “Sabotage”, e cila është pritur mirë nga publiku, teksa ka njoftuar se më 7 maj do të publikojë të plotë albumin e dytë në karrierën e saj, “Better Mistakes”. /Telegrafi/