Bukuroshja Arta Nitaj është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat e saj në rrjetet sociale.
Ajo shquhet për fotografitë e shpeshta provokuese që publikon, me shumicën prej të cilave përfundon e përfolur në media.
Më rrallë herë ndjekësit e saj, kanë pasur mundësinë që ta shohin atë me ndonjë paraqitje serioze.
Mirëpo në imazhet e fundit, Nitaj tregoi anën tjetër të saj, duke u shfaqur me një kostum të zi mjaft serioz, i cili i shkonte për shtat trupit të saj.
Sakoja e punuar me detaje rozë në pjesën e përpare, i dha një pamje edhe më atraktive bukuroshes nga Peja.
Arta Nitaj përndryshe ka bërë të ditur se shumë shpejt do të nisë një projekt të ri televiziv në RTV Dukagjini.
Ajo u bë e njohur si pjesëmarrëse në serialin “O Sa Mirë”, dhe më pas si prezantuese e disa emisioneve si “Dueli Sportiv” dhe “Tap Quiz”-i. /Telegrafi/