Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu është pëlqyer gjithmonë për stilin e saj dhe hijeshinë skenike.
Aktualisht, ajo është e angazhuar me programin “Në kurthin e Piter Pan”, ku nga java në javë sjell në mesin e fëmijëve mysafirë të veçantë.
Përveçse një figurë e suksesshme e televizionit, Vejsiu është edhe një sipërmarrëse e suksesshme.
Ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj, kryesisht nga aktivitetet në përditshmëri.
Alketa ka qenë shumë e rezervuar për jetën private, dhe rrallë herë ka dashur të flasë, megjithatë në postimin e fundit të bërë në Instagram, moderatorja tregon një anë tjetër të saj.
Ajo ka publikuar një fotografi ku shfaq dorën e saj kapur për atë të bashkëshortit, gjersa mbishkrimin e shoqëron me fjalët “Të dua”.
Fotografia në fjalë është shoqëruar me shumë komente pozitive për çiftin. /Telegrafi/