Telegrafi

Si pritet të rreshtohet Izraeli si nikoqir i Kosovës

Kosova do të jetë nikoqir i Izraelit për kualifikimet në Euro 2024, me kampionatin që zhvillohet në Gjermani.

Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në Tel Aviv, ndërsa Dardanët do të synojnë së paku një barazim nga ky takim.

Derisa pak çaste më parë Telegrafi solli formacionin e mundshëm se si mund të luajë Kosova, më poshtë keni edhe atë se si pritet të rreshtohet Izraeli nën urdhrat e trajnerit Alon Hazan.

Lexo po ashtu Nga Aro te Rrahmani, Muslija e Muriqi: Formacioni i mundshëm i Kosovës përballë Izraelit

Në skemën 4-3-3, në portën e izraelitëve pritet të jetë Omri Glazer, ndërsa para tij mund të vendosen Dasa, Leidner, Abu Abaid dhe Vitor.

Mesfusha mund të përbëhet nga treshja, Dor Peretz, Natcho dhe Lavi.

Ndërsa në sulm, mund të vendosen treshja Haziza, Slomom dhe Weissman. /Telegrafi/