Site icon Telegrafi

Si po trajtohen rrjetet sociale nga bizneset në Kosovë?

Çdo person ka një telefon mobil të cilin e shfrytëzon për të kryer nevojat personale, mirëpo një përqindje mjaft e madhe e tyre e kalon kohën më të madhe të tij/saj në rrjetet sociale, duke ndjekur faqe nga më të ndryshmet, siç janë ato për argëtim, për veshmbathje, sport, lajme e shumë të tjera.

Kompanitë më të mëdha në Kosovë nga sferat më të ndryshme kanë filluar t’i japin rëndësi të madhe edhe prezencës së tyre në rrjetet sociale, siç janë Facebook dhe Instagram. Disa nga bizneset prurjet më të mëdha i kanë pikërisht nga rrjetet sociale.

Ndër këto kompani vlen të ceket edhe suksesi i supermarketeve në Kosovë të cilët ofrojnë përmbajtjet nga më të ndryshmet (extra zbritjet në çmime, lojëra të ndryshme shpërblyese, etj.). E kur flasim për supermarket, nuk mund të na ikë nga syri suksesi i rrjetit të supermarketeve në Kosovë, Interex.

Kjo kompani kohëve të fundit ka ditur t’u ofrojë konsumatorëve të saj gjëra të ndryshme nëpër rrjetet sociale, duke filluar nga zbritjet çdo javore të saj me kampanjën “Shyqyr u bo e Premte” e cila ka treguar një sukses të madh në këtë kategori të biznesit, pastaj edhe me lojëra të ndryshme duke i shpërblyer konsumatorët besnikë.

Shembull nga kjo kampanjë:

Përmes kësaj kampanje të shpërndarë në rrjete sociale, Interex u qëndron afër konsumatorëve të vet duke i njoftuar me çmimet ekstra lirë të kësaj jave.

Prandaj për të gjithë tashmë është shumë e lehtë të informohemi për ofertat më të fundit. Duke bërë planet e vikendit, e duke shfletuar ofertat më të fundit çdo të premte në telefonat tanë të mençur.

Exit mobile version