Site icon Telegrafi

Si po ndikon teknologjia në vonesat e fëmijëve për të folur, flet logopedja Kabashi

Luljeta Kabashi në podcastin "Shëndeti në rend të parë" /Foto: Ridvan Slivova

Logopedia Luljeta Kabashi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për çrregullimet si dhe vonesat në të folur tek fëmijët si pasojë e qëndrimit të gjatë para ekraneve.

Kabashi theksoi tutje se përdorimi i tepërt i teknologjisë është shumë i dëmshëm për trurin e fëmijës.

“…kjo është një temë shumë serioze dhe shumë aktuale, sepse po merr përmasa të mëdha, po jo vetëm në Kosovë, por në tërë botën. Përdorimi i tepërt i teknologjisë është shumë i dëmshëm për trurin e fëmijës, edhe për të folurit, mënyrën se si sillen dhe agresivitetin në moshë të hershme.

Teknologjia në parim të folurit po e ndikon sepse fëmija po bëhet eholalik që i bie ato janë vetëm përsëritje të fjalëve që i dëgjon në atë aparat që e ka para vete dhe kjo po e kufizon zhvillimin e përditshëm”, tha ajo.

Kabashi tutje tha se fëmija në periudha të ndryshme mëson e shton fjalorin.

“Nëse me dy vjet i ka 200 fjalë, me 3 vjet duhet me i pas 300, 400 fjalë me e rrit fondin e fjalëve, në mënyrë që ky fond të mundësojë edhe zhvillimin e inteligjencës. Është një korrelacion i ngushtë në mes të folurit, gjuhës dhe inteligjencës”, u shpreh ndër të tjera Kabashi.

Më poshtë mund ta ndiqni podcastin e plotë, ku logopedja Kabashi flet për çrregullimet në të folur, ndikimin e teknologjisë, belbëzimin, disleksinë, etj. /Telegrafi/

Exit mobile version