Site icon Telegrafi

Si përshëndetet Angela Merkel nga Ikea, me një reklamë kreative: Më në fund në shtëpi

Pasi që Olaf Scholz zyrtarisht u shpall pasues i Angela Merkel në postin e kancelarit të Gjermanisë, shumë vendosën të përshëndeten nga politikania më me ndikim në Evropë, e një gjë të tillë e bëri edhe Ikea, kompania suedeze që merret me shitjen e mobileve me pakicë.

Për ta shënuar siç është më së miri largimin e saj, Ikea nderoi kancelaren gjermane me një reklamë në dy gazeta gjermane Suddeutsche Zeitung dhe Franfurter Allgemeine Zeitung, transmeton Telegrafi.

Në reklamë shihet një grua që ngjan shumë me kancelaren sikur në veshje ashtu edhe në stilin e flokëve – e ulur në kolltuk që ngjante shumë me pozën që zakonisht Merkel e merrte.

“Më në fund në shtëpi”, thuhet në reklamë duke aluduar në pensionimin e Merkelit, e dizajnerët e Ikea duket se kanë konsideruar se politikania gjermane pas 16 viteve, më në fund do të ketë kohë për pushim në shtëpi. /Telegrafi/

Exit mobile version