Site icon Telegrafi

Si përfundoi dhe si nisi protesta e dhunshme në Gjermani? (Foto)

Protesta agresive që shpërthejë pas një vrasje në lindje të Gjermanisë, në qytetin e Chemnitz, ka përfunduar me disa të lënduar dhe objekte të dëmtuara.

Aktivistë ekstremit të djathtë që e identifikojnë ishin mbledhur në qendër të qytetit të nesërmen pas një sirian dhe një irakian ishin arrestuar nën  dyshimin për sulm vdekjeprurës që ndodhi të dielën.

Aktivistët “Anti Nazist” u mblodhën pak më larg ekstremistëve të djathtë duke i akuzuar ata se po e shfrytëzojnë vrasjen për qëllime politike.

Protestuesit e dy anëve morën lëndime ngase hodhën mjete të forta në drejtim të njëri – tjetrit, siç ka konfirmuar Policia Federale për mediat lokale.

Policia kishte paralajmëruar protestuesit e veshur me maska të cilët po hidhnin gurë se janë duk u filmuar dhe se veprimet e tyre do të ndjekin me Ligj.

Policia po ashtu ka thënë se gjatë protestës janë sulmuar edhe një Afgan, një Sirian dhe një Bullgarë.

Gazetarët kanë raportuar se protestuesit kanë ndjekur nga rrugët të gjithë shtetasit e huaj që kanë hasur në ta, dhe ka edhe filmime për këtë.

Por çka ndodhi të dielën?

Është e paqartë se çfarë nxiti konfliktin që pasojë me goditjen, rreth orës 03:15  të dielën, në periferi të një festivali rrugor në Gjermani, i cili tani është anuluar.

Viktima, një marangoz i moshës 35 vjeç, u plagos rëndë dhe vdiq në spital. Ai u emërua në vend si Daniel H, i cili kishte një nënë gjermane dhe një baba kubanez. Dy burra të tjerë gjermanë me të, 33 dhe 38 vjeç, u lënduan rëndë, thotë policia.

I arrestuari sirian për këtë ngjarje, është 23 vjeç ndërsa irakiani 22.

Policia ka mohuar thashethemet në rrejte sociale se sulmet kanë nisur pas një ngacmimi seksual të një gruaje.

Si u zmadhua protesta?

Afro 100 persona thuhet të jenë mbledhur të dielën menjëherë pas incidentet.

Por më vonë, në mbrëmjen e së hënës diku 800 persona janë mbledhur te monumenti i Karl Marx ku ishte qendra e grumbullimit në qendër të Chemitz.

Gazetarët raportuan që protestuesit kanë përdorur edhe shi9she gjami për të sulmuar të gjithë ata njerëz që “nuk dukeshin gjermanë”.

Çka tha zyra e Merkel për protestën?

“Ne nuk tolerojmë mbledhje të tilla të paligjshme që përndjekin njerëz që duken të ndryshëm ose kanë origjinë të ndryshme, dhe përpjekjet për të përhapur urrejtje në rrugë “, ka deklaruar zëdhënësi i zonjës Merkel, Steffen Seibert, para gazetarëve.

Në vitin 2015 Angela Merkel vendosi të lejojë Brenda Gjermanisë strehimin e 1.3 milionë emigrantëve dhe refugjatëve, shumica prej lindjes së mesme dhe Sirisë dhe Irakut.

Ajo dhe parterët e saj u sulmuan nga votuesit e tyre në zgjedhjet e fundit të përgjithshme ku pësoi rënie të dukshme ngase ishte kritikuar për shkaktim të rrezikut në Gjermani si pasojë e disa sulmeve të njëpasnjëshme që ndodhën nga emigrantët. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version