Bianca Censori dhe Kanye West kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes për veshjet e tyre të guximshme.
Tani, pas dy vitesh martesë, ata dyshohet se janë drejt divorcit, vetëm disa ditë pas paraqitjes kontroverse të Censorit në Grammy.
Para se të bëhej gruaja e Kanye West, Censori ishte një arkitekte e talentuar nga Australia, e njohur për inteligjencën dhe përkushtimin e saj.
Miqtë e fëmijërisë e përshkruanin atë si një “vajzë e zgjuar dhe punëtore”, duke shprehur habinë e tyre për lidhjen e saj me reperin kontrovers, shkruan DailyMail.
Pas diplomimit me rezultate të larta, Censori u bë pjesë e kompanisë Yeezy në vitin 2020, ku punonte si arkitekte.
Lidhja e saj me West u shoqërua me një transformim drastik të imazhit të saj, duke u kthyer në “muzën ikonike” të reperit dhe duke marrë pjesë në disa nga momentet më të debatueshme të tij në media.
Raportimet tregojnë se çifti ka rënë dakord për një pagesë prej 5 milionë dollarësh për Censorin pas ndarjes, ndërsa ajo pritet të qëndrojë në vilën e tyre në Beverly Hills.
Ndërkohë, vendndodhja e Kanye mbetet e paqartë, me disa që spekulojnë se ai mund të jetë kthyer në Japoni.
Përveç problemeve në martesë, West ka shkaktuar sërish polemika me komentet e tij antisemite dhe një reklamë të debatueshme në Super Bowl.
Faqja e tij e blerjeve online u mbyll brenda 24 orëve për shkak të simboleve naziste, ndërsa ai u pezullua përkohësisht nga X (ish-Twitter) për postimet e tij fyese.
Kjo ndarje shënon një tjetër kapitull në jetën e trazuar të West pas divorcit të tij nga Kim Kardashian, me të cilën ndan katër fëmijë.
Ndërsa e ardhmja e Censorit mbetet e paqartë, duket se ajo po distancohet nga jeta kaotike e reperit. /Telegrafi/