Telegrafi

Si i paralajmëroi Xavi lojtarët e Barcelonës para golit të tretë të Interit

Pamjet nga tuneli i “Camp Nou” zbuluan se Xavi ishte i kujdesshëm për lëvizjen që Interi përfundimisht përdori për të shënuar golin e tretë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve këtë javë.

Nerazzurrët dhe Blaugranasit u përballën të mërkurën në një nga ndeshjet më emocionuese të garës deri më tani. Ndeshja ishte 2-2 në 10 minutat e fundit dhe Interi mendoi se do të shënonte golin e fitoes në minutën e 89-të falë Robin Gosens, përpara se Robert Leëandoëski të shënonte golin e barazimit në kohën shtesë.

Goli i tretë i Interit u lind nga një degazhim i Andre Onanës, për të përfunduar në këmbët e Lautaro Martinez, i cili e pasoi topin për Gosens.

Xavi u përpoq të paralajmëronte skuadrën e tij të Barcelonës për këtë rrezik, duke u thënë atyre në tunel në pjesën e parë që të ishin të kujdesshëm ndaj lëvizjes.

“Kur Onana ka topin, ju duhet të tërhiqeni dhe të mbroni si kafshë. Do të ndodhë që ai të godasë një pasim të gjatë, ai e ka bërë tashmë një herë dhe ju djema u bllokuat të gjithë në krahë. Dreq… Kthehu të mbrohesh!”, ishin fjalët e trajnerit.

Pavarësisht paralajmërimit të Xavit, Barcelona nuk iu përgjigj mirë lëvizjes dhe pranoi golin, gjë që mund të rezultojë katastrofike pasi tani rrezikon të rrëshqasë nga Liga e Kampionëve në Ligën e Evropës. /Telegrafi/