Site icon Telegrafi

“Si nuk u dëgjua zhurma e armës?”, eksperti i sigurisë ngre dyshime mbi vetëvrasjen e nënkomisarit të Policisë në Durrës

Eksperti i Sigurisë, Fation Softa ka ngritur dyshime mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e së enjtes në Durrës, ku nënkomisari Arben Pjeçi u vetëvra me armën e shërbimit brenda ambienteve të komisariatit.

Softa ka thënë se është e çuditshme se si nuk është dëgjuar zhurma e armës me të cilën Pjeçi pretendohet se ka vrarë veten.

Ai tha gjithashtu se e çudit fakti që familjarët nuk kanë mundur të marrin kontakt me viktimën dhe si pjesëtarët e tjerë në komisariat nuk ishin në dijeni për ngjarjen.

Lexo po ashtu Vetëvritet nënkomisari brenda ambienteve të Policisë së Durrësit

“Ai hyn dhe del në komisariat. Ka edhe kontakt me të tjerë. Të gjitha zyrat me rregullore çelësin duhet ta ketë nga jashtë. Si ka mundësi që familjarët nuk e gjenin dot ku ishte? Po arma që vrau veten nuk është dëgjuar? Pse duhet të mendonte ai për të minimizuar zhurmën, kur do vriste veten? Kjo i takon grupit hetimor dhe AMP. Po të flasim për këtë, i bie që ai ka qenë në gjendje normale pastaj”, ka thënë Softa për EuronewsAlbania.

Exit mobile version