Ka plasur një debat ditën e sotme (e enjte) mes Egli Takos dhe Gerta Gixharit në BBVA 4.
Banoret kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën duke rikthyer çështjen e Rozanës dhe deklaratën që kishte bërë Gerta pak ditë më parë për të.
Ato kanë ngritur zërin ndaj njëra-tjetrës e kanë kaluar edhe në ofendime të mëdha.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Gerta: Më ke bërë mama dhunuese, s’të vjen turp.
Egli: Po për atë që i thua një gruaje që lufton çdo ditë të bëhet nënë.
Gerta: Ajo e ka dhimbjen jo ti. Mos u viktimizo për të.
Egli: Ti që e di rëndësinë, nuk duhet kurrë të ia thuash një gruaje.
Gerta: Ajo që thua ti është zero. Unë kërkova falje për atë, për keqkuptimin. Je më keq se Rozana.
Egli: Ne të dyja nuk kemi pasur kurrë një konflikt, futesh në gjërat e të tjerëve.
Gerta: Si nuk të vjen turp, haram i gjithë respekti që kam pasur për ty. Je zhgënjim i madh.
Egli: Ta vendos dikush tjetër a jam a nuk jam. Më ke gënjyer në sy. /Telegrafi/