Telegrafi

Si nuk përfundoi karriera e Messit pas kësaj goditje, kujtohen pamjet e ndërhyrjes horror në argjentinasin

Lionel Messi ndër vite është përballur me ndërhyrje të ashpra, mirëpo njëra sa nuk i kushtoi me karrierë.

Ishte edicioni 2010/2011, kur argjentinasi ishte në fije të perit për të mbyllur karrierën, kur anëtari i Atletico Madridit, Tomas Ujfalusi bëri ndërhyrjen e rrezikshme në takimin që po luhej në Vicente Calderon.

Barcelona ishte duke fituar 2-1 atë takim, gjersa kishin mbetur edhe pak sekonda deri në fund.

Derisa Messi po kalonte lojtarët e Atleticos, mbrojtësi i Republikës së Çekisë i ndrydhi argjentinasit kyçin e këmbës.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë në atë kohë nuk mund të vazhdonte nga dhimbjet, me Ujfalusin që u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Pas ndeshjes, mbrojtësi kishte kërkuar falje për ndërhyrjen e bërë, mirëpo çuditërisht Messi arriti të rikuperohej nga ai lëndim që ndonjë lojtarit do t’i kushtonte me karrierë.

Për vetëm dhjetë ditë, ylli i Barcelonës kishte arritur të rikthehej në takimin ndaj Rubin Kazanit në Ligën e Kampionëve, duke luajtur për 60 minuta. /Telegrafi/