Site icon Telegrafi

Si nisi edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova 2 dhe cilët janë banorët më të pëlqyer nga publiku?

Foto: Screenshot/YouTube

Edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova 2 nisi me plot vrull, konkurrentë të profileve të ndryshme si dhe me përplot rrëfime.

Sikurse edhe herën e kaluar, edhe në këtë vazhdim kanë qenë disa banorë që kanë marrë vëmendje të madhe që nga fillimi.

Edona James, Gani Gërmia e Shqipe Hysenaj, janë në mesin e konkurrentëve që menjëherë janë kyçur nëpër debate kanë bërë shaka si dhe kanë krijuar një mendim pozitiv te publiku.

Gjatë ditës së sotme (e martë) në “Rreth e Rrotull” në Dukagjini, gazetarët Don Spahiu, Egzona Shigjeqi e Halil Halili, kanë komentuar fillimin e këtij spektakli si dhe banorët e këtij sezoni.

Sipas tyre, Edona James dhe Gani Gërmia momentalisht janë dy nga protagonistët e këtij reality shou.

Lexo po ashtu Blero bën një premtim për banorët: Nëse fitoj do t’i ndajë nga dhjetë mijë euro për secilin

Mes tjerash, u përfol edhe për ngjashmërinë e karaktereve me personazhet e vitit të kaluar si dhe për opinionistët e BBVK 2. /Telegrafi/

Exit mobile version