Telegrafi

Si në videolojëra: Policia braziliane përdori veturën për të rrëzuar aeroplanin (Video)

Në pamjet e jashtëzakonshme, të cilët nga komentuesit po krahasohen si ato të videolojërave, policët shpejtojnë drejt një aeroplani, derisa piloti përpiqet për të shpëtuar nga “kthetrat e tyre”.

Me vetëm disa sekonda para se aeroplani të ishte në ajër, makina e policisë arrin deri te aeroplani, duke e goditur në krah dhe shkatërruar xhamin e makinës – policët pastaj hidhen nga automjeti i tyre.

Besohet se njëri nga policët dëgjohet duke bërtitur: “Do ta godas krahun e aeroplanit. Mos qëllo”.

Ai pastaj del nga vetura dhe bërtet: “Ndaloni, Policia. Dilni jashtë, dilni jashtë tani”.

Besohet se aeroplani ishte duke u përdorur për të bartë drogë nga Brazili. /Telegrafi/