Pjesa perëndimore e Gjermanisë është prekur nga moti i ligë, kurse më së keqi e ka pësuar qyteti Vupertal.
Shirat e rrëmbyeshëm kanë bërë që rrugët të vërshohen dhe të shndërrohen në lumenj që kanë marrë me vete gjithçka që u dilte para, transmeton Telegrafi.
Një video që ka fituar vëmendjen e miliona njerëzve, tregon se si brenda një qendre tregtare gjithçka është vërshuar nga shirat e rrëmbyeshëm.
Qytetarët që kishin dalur për të bërë shoping ishin kapluar nga paniku, duke vrapuar në katet e sipërme me shpresë se do t’i shpëtojnë ujit.
Një komentues lidhur me pamjet e publikuara ka shkruar: “pamje të ngjashme me ato të skena apokaliptike në filmat e Hollyëood-it”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=o828xC7Qc6k