Telegrafi

Si në “NBA”, një gjuajte perfekte nga DJ Dagz në kosh (Video)

DJ Dagz, i njohur për të gjithë si DJ zyrtar i grupit Etnon është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Emri i tij i vërtetë është Arbër Gumnishta, gjersa përveç muzikës, ai ka treguar se ka edhe një pasion tjetër.

Në një video të publikuar nga ai së fundmi në llogarinë personale në Instagram, Dagz tregon për aftësitë e shkëlqyera që zotëron në basketboll.

Ai ka arritur të shënojë një treshe për së prapmi drejt në kosh, gjë që rrallë ndonjë basketbollist i mirë mund ta bëjë.

“Gjuajtje per 50.000 dollarë në NBA është kjo”, ka shkruar DJ i njohur në mbishkrimin e videos, duke e krahasuar shënimin e tij korrekt me atë që një basketbollist mund ta bëjë në NBA. /Telegrafi/