Telegrafi

Si në filmat aksion: Shihni arrestimin spektakolar nga policia shqiptare (Video)

Arrestohen dy shpërndarës droge në lagjen Kiras të Shkodrës dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Policia vendore njoftoi se ka vënë në pranga, Edmir Demirajn, 28 vjeç dhe Avni Kuçajn, 30 vjeç, të banues në Shkodër dhe ka shpallur në kërkim një 18-vjeçar nga ky qytet me iniciale A.SH.

Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në flagrancë me një sasi prej 5.3 kg kanabis që në bashkëpunim me shtetasin e shpallur në kërkim do ta shisnin.

Lexo po ashtu Policia arreston disa persona për vjedhje dhe prostitucion

Të rinjve të arrestuar iu sekuestruan edhe dy makina: një Benz me targa AA 399 CI dhe një Citroen me targa AA 584 MO.

Siç shkruan lapsi.al, videoja e mëposhtme u shpërnda nga policia.