Për të mbajtur nën kontroll pandeminë e coronavvirusit, Kina pa dyshim se ka punuar mjaft edhe pse në fillim dukej sikur kurrë nuk do të përfundojë.
Ishte pikërisht qyteti kinez Wuhan ku për herë të parë shpërtheu pandemia e COVID-19, duke bërë që më pas të përhapet në pothuajse gjitha pjesët e botës, transmeton Telegrafi.
Një nga metodat përveç izolimit total, mbyllja e qendrave tregtare, marketeve, palestrave e ndalimi i lëvizjes me vetura, autobusë, aeroplan e tren, kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e pandemisë.
Mirëpo kinezët duan të sigurohen që një gjë e tillë të mos ripërsëritet, e të gjithë ata persona që dyshohet se janë të prekur me coronavirus apo ata që vetëizolohen, qeveria ka prezantuar masat preventive me të cilat monitoron situatën e tyre në terren.
Në shikim të parë duken si skena të filmave të Hollywood-it, por në të vërtetë janë reale dhe pikërisht në Kinë janë filmuar – një robot dërgon gjësendet e porositura tek personat që i kanë kërkuar, duke ua bërë me dije fillimisht se roboti po qëndron pranë derës në pritje të marrjes së mallrave.
E një metodë tjerë e mbikëqyrjes së këtyre personave, janë kamerat e sigurisë që po instalohen para dyerve të apartamenteve të dyshuarve që 24/7 janë nën survejim. /Telegrafi/