Një shofer që ishte nën ndikimin e alkoolit në Michigan, ka realizuar një “akrobacion” ngjashëm me ato të filmave të Hollywood-it, ku me veturën e tij kërceu nga ura dhe përfundoi gati mbi një kamion me rimorkio që ishte në lëvizje.
Ngjarja ka ndodhur gjatë 14 janarit, kur një 25-vjeç me veturën e tij Chevrolet Impala, “fluturoi” nga një urë për të përfunduar gati mbi një kamion dhe më pas në një zonë me plotë borë, transmeton Telegrafi.
Sipas policisë amerikane i riu që ngiste veturën me shpejtësi të madhe në rrugët e mbuluara me borë, ishte nën ndikimin e alkoolit dhe as që kishte menduar se mund ta pësojë.
Megjithatë ishin kalimtarët e rastit që vrapuan për ta ndihmuar 25-vjeçarin, përfshirë këtu Dante Johnson i cili tha për ABC 7 se “të gjithë vendosën të dalin jashtë për ta ndihmuar të riun”.
Mediat amerikane raportojnë se ai ka pësuar lëndime trupore, por se i ka shpëtuar më të keqes (vdekjes), duke marrë parasysh aksidentin e frikshëm që u filmuar nga kamerat e sigurisë. /Telegrafi/