Telegrafi

Si në filma aksion, hajnat e armatosur tentojnë të kryejnë vjedhje në pompën e derivateve – dhjetëra policë izraelit i kapin në vepër (Video)

Ky është momenti kur një grup i hajnave të armatosur kapen në vepër nga një grup policësh civilë, të cilët rrethojnë veturën e tyre me të cilën planifikonin të arratiseshin.

Pamjet e publikuara më poshtë janë filmuar nga kamerat e sigurisë në një pompë të derivateve në pjesën jugore të Izraelit, transmeton Telegrafi.

Aty shihet njëri nga hajnat duke u futur brenda pompës me punonjësin, dhe më pas tenton të largohet me veturën që ishte shfaqur së bashku me shokët e tij.

Edhe pse shoferi bëri të pamundurën që të ikin, para tyre u shfaqën hiq më pak se katër vetura civile brenda të cilave ishin policët që reaguan me shpejtësi për t’i kapur.

Duke menduar se do t’ju shpëtojnë prangave vendosin të ikin me vrap, por megjithatë që të tre janë arrestuar dhe pritet shumë shpejt të shfaqen në bankën e të akuzuarve.

Hajnat e armatosur ishin përcjell nga policët civilë dhe kishin pritur momentin e duhur për t’i kapur. Raportohet se ata ishin të armatosur me pushkë automatike, dhe nën kërcënimin e armëve ishin munduar të kryejnë vjedhje në pompën e derivateve. /Telegrafi/