Site icon Telegrafi

Si ndodhi vrasja e 49-vjeçarit në Mitrovicë?

Ditëve të fundit kanë ndodhur katër përleshje me armë zjarri në Komunën e Mitrovicës, ku mbrëmë një plumb nga përleshja mori jetën e një 49- vjeçari.

Driton Salihu mbeti i vrarë ndërsa vëllai i tij Jeton Salihu i plagosur pasi u qëlluan me armë zjarri nga dy persona të dyshuar që tashmë gjenden në arrati.

Sipas familjarëve të viktimës ngjarja filloi nga një rrahje që djemtë e tani të plagosurit kishin me të dyshuarit, ku pastaj këta të fundit erdhën dhe te shtëpia ku shtinë në dy kryefamiljarët.

Lexo po ashtu Vritet 49 vjeçari në Mitrovicë, një tjetër mbetet i plagosur

Të plagosurit fillimisht u transferuan për në spital e disa orë më vonë nga autoritetet spitalore është raportuar se njëri nga të plagosurit si pasojë e plagëve ka vdekur, ndërsa policia po vazhdon të merret me zbardhjen e rastit.

Ky është rasti i katërt i përleshjeve me armë në ditët e fundit në Komunën e Mitrovicës dhe për këtë qytetarët bëjnë thirrje që të mos përsëriten raste të këtij lloji.

Exit mobile version