Vërshimet që goditën Shkupin në mbrëmjen e së shtunës, kanë lënë dhjetëra të vdekur, të zhdukur e të lënduar.
Përveç humbjeve në njerëz, dëmet në zonat e vërshuara të këtij qyteti janë të mëdha dhe ndihma për Shkupin në këto ditë, është më se e nevojshme.
Telegrafi Maqedoni transmeton reportazhin e gazetarit Kushtrim Sadiku, të realizuar nga Shkupi, ku paraqiten lagjet e këtij qyteti të dëmtuara dhe banorët të cilët po përballen me shumë vështirësi nga pasojat që la kjo fatkeqësi natyrore.
Ndiqeni të plotë reportazhin në videon më poshtë: