Ole Gunnar Solskjaer duhet të mendojë për disa lëvizje në formacionin e Manchester Unitedit për ta akomoduar Donny van de Beekun.
Djajtë e Kuq kanë arritur marrëveshje për 23-vjeçarin e Ajaxit që do të kushtojë rreth 40 milionë funte (44 milionë euro).
Holandezi i zhdërvjellët mund të luajë në pozita të ndryshme në mesfushë, ndërsa trajneri i Unitedit beson se ai është transferimi i duhur për shkak të profilit dhe çmimit në këtë afat të vështirë kalimtar.
Solskjaer pritet ta pozicionojë Van de Beekun në formacionin e tij të preferuar, 4-3-2-1, duke i përshtatur të gjitha pikat më të forta të sulmit.
Mirëpo, mesfushori, i cili i ka shënuar tetë gola në Eredivisie në sezonin e kaluar, mund të shërbejë edhe si zëvendësim për Bruno Fernandesin në pozitën prapa Anthony Martialit, në rastet kur portugezi është i lënduar ose mund të pushojë.
Sidoqoftë, pozita e preferuar e holandezit është që të shfrytëzohet në rolin ‘nga zona në zonë’, në një mesfushë dinamike me Paul Pogban dhe Fernandesin. /Telegrafi/