Chelsea po vazhdon t’i befasojë të gjithë në tregun e transferimeve, duke nënshkruar me lojtarë të rinj, por të dëshmuar.
Moises Caicedo, i cili u bashkua me një tarifë rekord britanike prej 133 milionë euro, është i fundit që u prezantua për momentin, ndërsa lëvizjet për Romeo Lavia dhe Michael Olise janë në gatishmëri.
Todd Boehly me të vërtetë po i jep Mauricio Pochettinos një skuadër ëndrrash për të punuar.
Dhimbja më e madhe e kokës së argjentinasit këtë sezon do të jetë zgjedhja e njëmbëdhjetëshes startuese, me kaq shumë opsione.
Pra, më poshtë mund të shikoni se si mund të luajë Chelsea kur të përfundohen edhe nënshkrimet e Lavias dhe Olise. Vlen të ceket se ky i fundit do të mungojë rreth gjashtë javë shkaku i një lëndimi.
Wesley Fofana, Benoit Badiashile dhe Christpoher Nkunku janë mungesat e tjera, ndaj nuk janë përdorur në këtë përzgjedhje. /Telegrafi/