Juventusi është urdhëruar të paguajë pothuajse 10 milionë euro për Cristiano Ronaldon, gjë që mund të ndikojë në të ardhmen e Massimiliano Allegrit pasi bardhezinjtë do të duhet të paguajnë gati 20 milionë euro për të shkarkuar trajnerin dhe stafin e tij.
Trajneri i Juventusit, Allegri po përballet me një të ardhme të pasigurt në “Allianz Stadium”, pavarësisht një kontrate që skadon në 2025.
Shumë media italiane shkruajnë se bardhezinjtë ka të ngjarë të ndahen me trajnerin italian gjatë verës, por sipas raportimit të fundit të Tuttosport, është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet.
Shkarkimi i Allegrit dhe stafit të tij do t’i kushtonte Juventusit rreth 20 milionë euro, ndërsa çdo pasardhës do të kushtonte të paktën 8 milionë euro.
Nuk është sekret që Juventusi duhet të ulë kostot gjatë viteve të ardhshme, kështu që shkarkimi i Max Allegrit do të ishte padyshim një barrë e rëndësishme financiare, e cila do t’i shtohej një goditjeje tjetër e fundit që i dha Juventusit nga Cristiano Ronaldo.
Sulmuesi portugez kishte ndërmarrë veprime ligjore kundër klubit për të marrë 19.5 euro në pagat e papaguara nga periudha e tij trevjeçare në Torino.
Një bord i arbitrazhi ka vendosur që Juventus duhet të paguajë 9.8 milionë euro në vend të kësaj, një tarifë që Juventus duhet ta shtojë në bilancin e tyre pasi regjistroi një humbje prej 123.7 milionë euro për sezonin 2022/2323./Telegrafi/