Telegrafi

Si mund të luajë Barcelona me Mbappen, Haalandin dhe disa transferime të tjera – premtimi gjigant i Freixas

Kandidati për president të Barcelonës, Toni Freixa ka premtuar se ai do të bëjë tri transferime gjigante, nëse arrin të fitojë zgjedhjet.

Tifozët e Blaugranasëve do të votojnë për kreun e klubit më 7 mars, aty ku do të përcaktohen presidenti i ri i klubit.

Në garë për të parin e klubit janë Freixa, Joan Laporta dhe Victor Font, e që natyrisht se do të jetë një garë e ashpër mes tyre.

Lexo po ashtu Premtimi gjigant i kandidatit për president të Barcelonës, Freixa: Nëse fitoj unë, i transferoj tre top lojtarë

Dhe Freixa nuk ka përjashtuar mundësinë e transferimit të Kylian Mbappes dhe Erling Haalandit në rast se arrin t’i fitojë zgjedhjet.

Në listën e tij mund të jetë edhe David Alaba, që tashmë ka konfirmuar se do të largohet nga Bayern Munichu si lojtar i lirë në verën e këtij viti.

Me këto tri transferime, natyrisht se Barcelona do të kishte një skuadër tejet të frikshme në letër dhe ndoshta me ta do të rikthente në Camp Nou, La Ligën, Ligën e Kampionëve dhe trofetë e tjerë. /Telegrafi/

Foto: The Sun