Telegrafi

Si mund të dukej formacioni i Cityt në rast se Pochettino zëvendëson Guardiolan

Mauricio Pochettino raportohet se mund të marrë drejtimin e Manchester Cityt nga sezoni i ardhshëm.

Trajneri argjentinas u shkarkuar nga Tottenham Hotspuri para disa javësh dhe po mendon që të rikthehet sa më shpejtë në futboll.

SunSport raporton se Pochettino shihet si zëvendësues i Pep Guardiolas në rast se ky i fundit largohet nga kampioni në fuqi i Ligës Premier.

Lexo po ashtu Pochettino shihet si zëvendësues i Guardiolas te City

Me kalimin e argjentinasit në krye të skuadrës së Citizens, atëherë edhe formacioni i tyre mund të ndryshonte.

Pochetino mund të merrte nga Spurs lojtarët si Harry Kane, Jan Vertonhen dhe Dele Allin.

Me këto transferime, City do të kishte një skuadër edhe më ofanzive dhe kundërshtarët në ligën angleze vështirë se mund ta ndalnin një skuadër të tillë. /Telegrafi/