Telegrafi

Si luajti Atletico në disa raste ndaj Chelseat në formacionin ‘6-3-1’ – por The Blues dominuan sërish

Atletico Madridi edhe pse në letër ishte vendas, nuk arriti të mposht Chelsean në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

The Blues triumfuan në Bukuresht me rezultat 1-0, fal golit spektakolar nga Olivier Giroud në stilin gërshërë.

Dhe Atletico, të cilët janë të njohur për lojën e tyre të fortë mbrojtëse, e ngritën atë një pikë kur ata e zhgënjyen Chelsean përpara se t’i nënshtroheshin një humbje 1-0 të martën.

Sidoqoftë, tifozët vunë re se Simeone vendosi një formacion që shfaqte gjashtë lojtarë të Atleticos në linjën defanzive.

Tifozët e Chelsea ishin të zemëruar me taktikat e trajnerit të Atleticos dhe e shpërthyen atë për stilin e stilin e lojës së tyre.

“Si i shikojnë tifozët e Atleticos këtë lojë të qelbur çdo javë”, shkroi një tifoz.

Ndërsa një tjetër theksoi: “Nuk jam i sigurt pse po luajnë në mënyrë mbrojtëse kur Chelsea po kalonte anash, tani ata kanë filluar të sulmojnë”.

Dikush tjetër shkroi në Twitter: “Kjo është pikërisht arsyeja pse nuk e shikova këtë lojë – i kurseva vetes ca kohë të lirë. E dija se kështu do të luante Atletico”.

Dhe një i katërt shtoi: “Nuk mund ta besoj atë që [po shoh] nga Simeone”.

Qëndrimi i fortë mbrojtës i Simeones u shpartallua në pjesën e dytë kur Olivier Giroud kaloi Chelsean në epërsi me një goditje mahnitëse.

Ndeshja e kthimit do të luhet në Stamford Bridge më 17 Mars. /Telegrafi/