Ronald Koeman ka treguar se çfarë tipi të bashëklojtarëve i pëlqen Lionel Messi të ketë te Barcelona.
Ylli argjentinas që kur u larguar lojtarë i Xavi e Andres Iniesta, ka pasur problem të lidhet me lojtarët e tjerë në lojën që bënë skuadra katalunase.
Por, Koeman ka bërë të ditur tani se 55-vjeçari e pëlqen shumë lojën e Frenkie de Jongut dhe i ka bërë me dije se mund të arrijë nivele të larta.
“Messi dëshiron futbollistë të talentuar përreth tij, prandaj është kaq i lumtur me De Jong”, ka thënë strategu i Blaugranasve.
“Ai i ka thënë se është një lojtar fantastik, se është shumë i zgjuar dhe se mund të arrijë një nivel edhe më të lartë”.
“Padyshim se lidhja e tyre mund të shikohet edhe në fushë dhe sa kuptohen me pasime që të dy, duke arritur te gola me dy apo tre pasime”, ka shtuar më tej Koeman.
De Jong po kalon në sezonin e dytë te Barcelona, që kur u transferua nga Ajaxi. /Telegrafi/