Telegrafi

Si lahet viskoza: Gjashtë rregulla për larje të rrobave në rrobalarëse dhe me dorë

Viskoza mund të lahet edhe në rrobalarëse, mirëpo duhet t’i kushtoni patjetër kujdes temperaturës së ujit, si edhe zgjedhjes së programit për larje

Keni parasysh që përzierja nga viskoza dhe ndonjë material tjetër është edhe më e ndjeshme!

Për fillim, më së miri është që bluzën apo fundin nga viskoza ta ktheni mbrapsht dhe ta fusni në qesen për larje me rrjetë mbrojtëse , transmeton Telegrafi.

1. Zgjidhni programin për larje në temperaturën prej 30 gradësh Celsius dhe sigurohuni që të mos jetë e aktivizuar centrifuga.

2. Mirëpo, kini parasysh që shenja “viskoza” në shumë pjesë rrobash nuk është gjithmonë e saktë. Përzierja me materiale të tjera rrobën e bën edhe më të ndjeshme andaj është mirë të lahet me dorë.

3. Nëse në disa vende vëreni njolla nga djersa, para larjes njomeni në tretje të sodës së bikarbonatit. Pastaj lajeni rrobën në tretje të butë të detergjentit të lëngët, në temperaturë të trupit.

4. Lirisht kalojeni zbutësin. Përpiquni që sa më pak ta kulloni dhe t’i rrotulloni rrobat, por lini sipër tharëses që teprica e ujit të rrjedhë natyrshëm.

5. Shkundeni mirë pëlhurën dhe lëreni të thahet në pozitë horizontale.

6. Kurrë mos e fusni viskozën në makinën e tharjes së rrobave, ekziston rreziku i madh që rrobat të rrudhen. Rrobën e thurur nga viskoza gjithmonë paloseni, mos e varni në varëse. /Telegrafi/