Telegrafi

Si kudo ku ka luajtur, Ronaldo shpallet lojtari i muajit në elitën e futbollit saudit

(Foto: Getty)

Cristiano Ronaldo e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të muajit shkurt në ‘Saudi Pro League’, pasi shënoi tetë gola në katër paraqitje për Al-Nassr.

Meqenëse janari nuk ishte muaji i tij, në muajin e dytë të vitit, superylli portugez shkëlqeu me klubin e tij të ri dhe krahas tetë golave dhuroi edhe dy asistime.

Loja e tij i ka ndihmuar Al-Nassr ta mbajë kreun e tabelës në elitën e futbollit saudit dhe përpjekjet individuale janë vlerësuar me çmimin e muajit.

Lexo po ashtu Ronaldos i thuhet ta rishkruajë historinë e ligës arabe

Shkurti ishte muaji i 38-vjeçarit. Seria golashënuese e CR7 nisi në barazimin (2-2) ndaj Al-Fateh, ku shënoi nga pika e bardhë.

(Foto: Getty)

Ai realizoi katër gola në fitoren prej 4-0 në udhëtim te Al Wehda. Më pas i dhuroi dy asistime në fitoren prej 2-1 kundër Al-Taawoun.

Suksesin e këtij muaji e kurorëzoi me het-trik në fitoren si mysafir Damac të shtunën e kaluar.

Lexo po ashtu Ronaldo i jashtëzakonshëm, shënon het-trik brenda pjesës së parë

Ndeshja e radhës për Cristiano Ronaldon do të jetë të premten kur Al-Nassr do ta presë në shtëpi ekipin e Al-Batin. /Telegrafi/