Në shikim të parë duket një sallon i zakontë ondulimi. Në fakt i tillë është, veçse aktivitetin e tij po e zhvillon brenda një vendi aspak të pëlqyeshëm për njerëzit.
Është ky burgu i Lipjanit, ku ka shumë persona të dënuar, gra e të mitur. Prapa grilave ata që janë dënuar për krime, po mësojnë zanate.
Ndërsa, përveç floktarisë, këtu punohet edhe në qepjen e rrobave. Të gjitha këto aktivitete, po dalin të jenë lehtësim për të burgosurit.
Ndërkohë instruktorët e këtyre profesioneve, thonë se aktivitete si këto janë shumë të rëndësishme për të dënuarit.
Veç zanateve, kjo qendër korrektuese ofron edhe aktivitete të tjera, si shkollimi, përgatitja e ushqimit, shëtitorja e rekreacione sportive. /Klan Kosova/