Telegrafi

Si ju zbulojnë policët se e përdorni telefonin gjatë vozitjes

Shkrimi i tekst-mesazheve në telefon është i ndaluar për të gjithë shoferët kur janë në timon, por kjo nuk duket se do t’i ndalojë shumë prej tyre.

Sipas një raporti të Administratës Kombëtare për Siguri në Trafik, në Amerikë, 600 mijë shoferë përdorin celularin ose pajisje tjera elektronike kur ata vozisin.

Në vitin 2012, mbi 421 mijë shoferë ishin lënduar për shkak të hutimit gjatë vozitjes, dhe 3.328 njerëz kishin humbur jetën.

Këto janë teknikat që përdor policia për t’ju zbuluar se jeni duke shkruar deri sa jeni duke vozitur:

Dukshmëria është çelësi për kapjen e shoferëve kur janë duke shkruar, ndërsa një mbikalim është pika e përsosur dhe me e favorshme.

Ruajtjet e përdorimit të fundit në telefon. Kjo taktikë nuk përdoret zakonisht, por vetëm atëherë kur keni qenë të përfshirë në një aksident me makinë e që ka mundur të rezultojë me lëndime apo vdekje.

Shoferët e zënë me telefon duken qartë. Ata vozitin ngadalë dhe janë të prirë të enden.

Policia së shpejti mund të ketë një mjet të ri në arsenalin e tyre, kur është fjala të zbulojnë nëse shoferët nuk kanë kapur telefonin. /KP/Telegrafi/