Samanta Karavello me të drejtë vlerësohet si njëra ndër këngëtaret më të bukura shqiptare.
Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të saj ku duket e mrekullueshme pa grim, transmeton Telegrafi.
Megjithëse edhe për Samantën disa herë është përfolur për ndërhyrje kirurgjike në fytyrë, këngëtarja duket tejet natyrale dhe të shumtë kanë qenë komentuesit që i kanë sygjeruar që të rrijë gjithmonë pa grim se duket më bukur.
Kujtojmë se së fundmi artistja shqiptare erdhi në bashkëpunim me reperin Skivi Skillz, në këngën “SS”, që u mirëprit mjaft mirë nga publiku. /Telegrafi/