Si janë dukur qytetet më të bukura të Evropës 100 vite më parë, dallimi atëherë dhe tani (Foto)
Burim Tmava
Pavarësisht avancimit të teknologjisë, disa gjëra nuk ndryshojnë dhe këtë gjë më së miri e dëshmojnë fotografitë e publikuara më poshtë të disa prej qyteteve më të bukura të Evropës, që tregojnë se si janë dukur 100 vite më parë dhe se si duken tani.
Vërehet qartë se disa nga monumentet historike të Evropës prej ndërtimit të tyre nuk kanë ndryshuar edhe aq shumë, siç është koloseumi në Romë, stacionet e metrosë nëpër Londër, e Reichstagu në Berlin e edhe muzeu i Louvre në Paris që tani ka formën e piramidës, transmeton Telegrafi.
Megjithatë fillimi i Luftës së Dytë Botërore dhe Lufta e Ftohtë, bënë që disa prej objekteve që konsiderohen ikonë pësuan ndryshime e madje edhe dëme. Por, nëse i shikoni me vëmendje fotografitë e shkrepura para 100 viteve dhe ato tani, do ta kuptoni se megjithatë ekzistojnë elementet bazë që ruajnë origjinalitetin e këtyre objekteve.
Më poshtë ju sjellim imazhet e disa objekteve të qyteteve më të bukura të Evropës, që dëshmojnë se si janë dukur 100 vite më parë dhe si duken sot.