Telegrafi

Si interpretuese e himnit të Kampionatit, Erës i ka hyrë në zemër futbolli dhe ka filluar të merret me sport

Era Istrefi në videoklipin e Botërorit

Këngëtarja era Istrefi është interpretuesja e himnit për Kampionatin Botëror 2018, së bashku me artistët Will Smith, dhe Nicky Jam.

Për momentin, këngëtarja ndodhet në Xhamajka, ku është duke mbajtur koncertet e radhës.

Ajo është çdo herë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Mesa duket si interpretuese e himnit të Kampionatit, Era ka filluar të ketë një dashuri më të madhe për futbollin.

Së fundmi, ajo ka publikuar në InstaStory disa imazhe ku shfaqet teksa gjuan me top në një fushë futbolli.

Foto: Era Istrefi/Instagram

Ajo nuk ka treguar se cilën kombëtare po mbështet në Kampionatin Botëror, por mesa duket është shumë në rrjedha me futbollin.

Kujtojmë që artistja nga Kosova do të këndojë në natën finale të Kampionatit Botëror, në mbyllje të tij. /Telegrafi/