Site icon Telegrafi

Si ia refuzoi Mount mega ofertën Chelseat vetëm që të kalojë te Man United

Mason Mount refuzoi një ofertë fitimprurëse për kontratë nga Chelsea përpara se të binte dakord për një tarifë prej 70 milionë euro që ai të bashkohej me Manchester United.

Reprezentuesi anglez duket se do të kalojë në Old Trafford pasi Blutë pranuan një ofertë me vlerë 65 milionë euro plus 5 milionë në bonuse.

Ajo vjen ndërsa Mount përgatitet të hyjë në 12 muajt e fundit të kontratës së tij në Stamford Bridge.

Lexo po ashtu Zbulohet paga e majme e Mount te Manchester United

Por, Chelsea kishte qenë i prirur ta mbante atë duke e lidhur me një marrëveshje afatgjatë.

Sipas The Guardian, ata ishin të përgatitur për të rritur pagën e Mount prej 80,000 eurosh në javë deri në 230,000.

Mirëpo, ai e hodhi poshtë këtë ofertë dhe tani do të largohet nga klubi i fëmijërisë.

Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja për çmimin, Mount drejt kompletimit si lojtar i Unitedit

Dhe ka funksionuar mirë pasi Mount pritet të fitojë 3000,000 në javë me Djajtë e Kuq – me Man United që i ofron atij një marrëveshje pesëvjeçare me opsionin e 12 muajve të tjerë.

Kjo vjen pasi United pa tre oferta të refuzuara nga Chelsea. /Telegrafi/

Exit mobile version