Sara Hoxha në një foto të publikuar në rrjetin social ‘Snapchat’ ka bërë publike një sekret të përmasave të saj trupore.
Ajo ka treguar se para se të niste dobësimin dhe të arrinte format fizike që ka sot ka peshuar 120 kilogramë. Duket se 19-vjeçarja nuk nguron aspak të zbulojë peshën e saj të dikurshme duke qenë se sot ndjehet vërtetë e lumtur dhe krenare me rezultatet.
Sara për të humbur kilogramët e dikurshëm, rreth 3 vite më parë i është nënshtruar një bypass-i në stomak dhe ndonëse edhe më herët është shprehur se ajo nuk e rekomandon këtë si një mënyrë për të humbur në peshë, ky është vendimi më i mirë që ka marrë në jetës e saj.
Tashmë është e qartë se Sara me pamjen e një zonjushe elegante tërheq vëmendjen e të gjithëve edhe në eventet ku merr pjesë. /Lapsi/Telegrafi/