Fotoreporteri, Ridvan Slivova gjatë rrëfimit të tij për Telegrafin për punën e tij 3o-vjeçare ka treguar një moment interesat se si i ka shpëtuar nga policët serbë “negativat – filmat e aparatit”, në të cilat ka pasur fotografi të vitit 1994 për reportazhe e ngjarje që kishin ndodhur në atë kohë.
Slivova në Podcastin me autoren Besnike Salihu tregoi se si u detyrua të veprojë për t’i shpëtuar fotografitë e tij.
“Në vitin 1994, më kujtohet i shoh veturat e policisë duke ardh… mua më duhej filmin me hjek, e kom hjek filmin e kom fotografuar peizazhe… Pak më larg nja 200-300 metra ka qenë një stacion i autobusëve, ka qenë dy plaka dhe një djalë… e kam marr filmin dhe kom shku… iu kam thënë a keni me shku Prishtinë, te ‘Xhamia e Llapit’. Ata më kanë thënë po…
Ia kam dhënë negativat dhe u kam thënë lërini në kioskë dhe unë shkojë i marr. Unë i kam marr tjerë filma, i kam vendosë…
Neve na kanë ndalë Policia… na kanë kontrollua ma kanë marr filmin, po e kanë marr filmin tjetër, e kam shpëtuar tjetrin…”, tregon Slivova. /Telegrafi/